Agjencia Zhurnal.mk.

Alibali: Gonxhe ministër? Bashkimi i Ekonomisë me Kulturën, nonsens

Në emisionin ‘3D’ në RTSH, juristi Neritan Alibali, ka komentuar edhe emërimin më të fundit të kryeministrit Rama të Blendi Gonxhes në postin e ministrit të ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Sipas tij, me këtë lëvizje Rama duket se e ka kuptuar se duhet shkëputur financa nga ekonomia sepse janë në kundërshtim me njëra- tjetrën.

“Financa është disiplinë e fortë, ekonomia zhvillon politika nxitëse për ekonominë. Bashkimi ekonomisë me kulturën është non sens. Kultura bashkohet me mjedisin, turizmin, ka përvoja të tilla. Por ta bashkosh kulturën me ekonominë është ta kthesh atë në një nënsektor të parëndësishëm. Rama ka krijuar një ministri për Gonxhen. Krahasuar me një tufë njerëzishtë paaftë të cilët Rama i ka mbajtur pas vetes, Gonxhja ëhtë një zgjedhje ndryshe pasi është edhe një nga  bashkëpunëtorët më të ngushtë që para viteve 90 të Ramës. Duket si nostalgji. Është lëvizje politike. Ka marrë Maznikun, Gonxhen. Duket se po krijohet një balanvcë forcash dhe brenda PS. S’e paragjykoj Gonxhen. Inovacioni qëndron me ekonominë, por jo kultura.”, tha Alibali.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky