Agjencia Zhurnal.mk.

Alibeaj prezanton kandidatët për zgjedhjet lokale, Agron Kapllanaj për Mallakastrën

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Kapllanaj është kandidati i parë i grupit Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit ndërkohë që gjatë javës së ardhshme pritet të prezantohen edhe kandidatët për bashkitë e tjera.

Nga ana tjetër Partia Demokratike do të zyrtarizojë kandidatët për 61 bashkitë e vendit të dielën e 4 dhjetorit kur do të zhvillohet edhe procesi i primareve.

Pas këtyre lëvizjeve është e qartë se Partia Demokratike do të garojë me dy kandidatë në betejën për 61 bashkitë e vendit, duke përsëritur skenarin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.

Nëse nuk kemi ndonjë vendim të ri nga Gjykata e Apelit,  të drejtën për të paraqitur kandidatë në emër të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve e ka Lulzim Basha i cili figuron në gjykate si kryetar i Partisë Demokratike.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky