Agjencia Zhurnal.mk.

Aliu pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: Biseduam për realizimin e projekteve për zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka zhvilluar sot një takim në Leposaviq me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Aliu pas këtij takimi në një postim në Facebook shkroi se me Hetemin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë.

“Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.

Me kryetarin bashkëbiseduam për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, respektivisht për projekte infrastrukturore në komunë, me ç’rast i ofruam mbështetje të parezervë.

E falënderoj kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, shkruan ai.

Ndryshe, pasi ka dalë nga takimi, Aliu është përcjellë nga Policia e Kosovës pasi protestuesit kanë gjuajtur ngjyrë të kuqe në drejtim të veturës së tij.

Nder dhe kënaqësi e veçantë që ta takoj Kryetarin e komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi.Me Kryetarin…

Posted by Liburn Aliu on Tuesday, June 13, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky