Agjencia Zhurnal.mk.

Alternativa: Marrja në pyetje e Kasamit akt të turpshëm dhe tendencioz

Shkup, 15 gusht – Informacioni se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe ai i Tetovës, Bilall Kasami, janë ftuar në polici për shkak të ikonografisë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vendin tonë, është dëshmi se ky pushtet e ka marrë teposhtën, thuhet në reagimin e partisë Alternativa.

“Duke e dënuar këtë akt si të turpshëm dhe tendencioz, na duhet të themi se nëse kjo nuk ka ndodhur me porosi të Vuçiqit, për çka dyshojmë seriozisht, atëherë është një sjellje me panik e pushtetit për shkak të humbjes së pritshme në zgjedhjet e ardhshme që e pret koalicionin “SORAVIA-BRAKO”.

Sidoqoftë, nëse kjo qeveri mendon se policia, forca, kërcënimi dhe dhuna është mënyrë për ta luftuar këtë koalicion dhe për ta fikur entuziazmin opozitar, na duhet t’ia rikujtojmë se kjo është mënyra më e mirë vetëm për ta përshpejtuar humbjen e tyre”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky