Agjencia Zhurnal.mk.

AlternAtivA: T’i mirëpresim mërgimtarët

Shkup, 15 korrik – “Vera është periudha kur mirëpresim mijëra mërgimtarë, të cilët kthehen për pushime në vendin tonë. Andaj të gjithë bashkëkombasve tanë u dëshirojmë mirëseardhje dhe pushim të qetë në vendlindje.

Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e trungut tonë kombëtar dhe kontribues të çmuar në të gjitha sferat. Ardhja e tyre vazhdon t’i ndihmojë bizneset e vogla lokale me injeksion të fuqishëm ekonomik. Prandaj, ne si Alternativë, në bazë të ndryshimeve të Ligjit për tregti dhe Ligjit për orarin e punës, i propozojmë Qeverisë që të marrë parasysh tregtarët dhe esnafin, si edhe krizën ekonomike e cila i ka kapluar ata. Kërkojmë që Qeveria të marrë vendim për të lejuar punën ditëve të diela dhe gjatë festave shtetërore përgjatë sezonit veror, respektivisht nga 1 korriku deri më 31 gusht.

Besojmë se një hap i tillë do t’i ndihmonte jashtëzakonisht bizneset e vogla, por edhe mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në vend.

AlternAtivA gjithmonë ka qenë pranë mërgimtarëve, nevojave dhe kërkesave të tyre, ndërsa këtë e kemi dëshmuar edhe me shumë nisma e projekte gjatë menaxhimit të Ministrisë së Diasporës.

Ne besojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë gjithçka në kompetencë të saj që të ndihmojë diasporën, por edhe të krijojë kushte që mërgimtarët ta ndihmojnë biznesin lokal.”, thuhet në njoftimin e AlterNativës

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky