Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori amerikan në Serbi i kërkon Vuçiqit vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill gjatë një takimi që ka pasur sot me presidentin amerikan, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar mbështetjen amerikane për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Sipas njoftimi nga presidenca serbe, Hill në këtë takim po ashtu përsëriti mbështetjen e tij për integrimin evropian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se ky është një nga prioritetet e politikës së jashtme amerikane kur bëhet fjalë për rajonin.

Në takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke rënë dakord se çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian për të arritur zgjidhje kompromisi.

“Serbia vazhdon të insistojë në bisedime, sepse kjo është mënyra e vetme e duhur për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura dhe për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciprokisht”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Hill po ashtu ka kërkuar nga Serbia dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

“Ne presim një qëndrim të qartë nga Serbia për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës, si dhe angazhimin e plotë për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të nevojshme për përparimin në rrugën evropiane,” tha ambasadori Hill.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht se ka votuar për rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe deklarata të Bashkimit Evropian që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky