Shkup, 1 mars – Ambasadori çek Jarosllav Ludva sot e vizitoi komunën e Gostivarit dhe kishte takim me kryetarin e komunës Arben Taravari. Takimi është vazhdim i bashkëpunimit të cilin diplomatët çekë e kanë me vetëqeverisjen lokale të Gostivarit në vitet e fundit. Njohja dhe biseda reciproke për situatat aktuale në rajon ishin në fokus të këtij takimi.
“Biseduam për tema në kuadër të pushtetit lokal, bashkëpunimin midis dy vendeve, negociatat me Bullgarinë dhe mbështetjen e pritur nga vendet e BE-së. Gjithashtu, temë e bisedës tonë ishin problemet me të cilat përballemi në këto momente të krizës në vendin tonë, qeverisjen e të drejtës dhe korrupsionit, si dhe për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi tha Taravari.
Në pyetje të gazetarëve rreth eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjes së Çekisë, mysafiri përmendi se nga korriku i këtij viti vendi ynë do ta marrë kryesimin me Bashkimin Evropian dhe kjo do të jetë një mundësi e mirë për të bërë një hap përpara drejt fillimit të negociatave.
“Jam optimist se me kryesimin tonë do të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Unë e bazoj këtë optimizëm në rrjedhën e bisedimeve midis RMV-së dhe Bullgarisë dhe rezultatet e grupeve të punës të dy vendeve”, tha Ludva.
Ambasadori i ri i Çekisë, Ludva për herë të parë vjen në Gostivar dhe siç tha. në vend është emëruar para dy muajve dhe dëshiron të njoftohet nga afër me situatën në shtet dhe ta thellojë bashkëpunimin e deritanishëm.