Agjencia Zhurnal.mk.

Ambasadori i Luksemburgut Filipe Donkel për vizitë në vend

Shkup, 5 prill – Ambasadori i Dukatit të Madh Luksemburg për Maqedoninë e Veriut, Filipe Donkel prej sot deri të enjten do të qëndrojë për vizitë pune në vend.

Në kuadër të vizitës, siç informoi Zyra e Konsullatës së Nderit të Dukatit të Madh Luksemburg, ambasadori Donkel do të realizojë takime me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Ambasadori Donkel do të bisedojë me ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe drejtorin e Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Jovan Despotovski. Takime do të realizojë edhe me sekretarin shtetëror në MPJ, Zoran Popov dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Qëndrimi i ambasadorit Donkel në vend është me rastin e hapjes së konsullatës së nderit të Dukatit të Madh Luksemburg në Maqedoninë e Veriut, për konsull nderi të të cilës është emëruar Petar Arsovski.

“Zyrtarizimi i Konsullatës së Nderit, që është misioni i parë diplomatik i tillë i Luksemburgut në Ballkanin Perëndimor, është një tjetër konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit midis dy vendeve të ndërtuara në më shumë se tre dekada marrëdhënie diplomatike”, thuhet në kumtesë.

Puna e konsullatës së nderit, siç thuhet, do të synojë forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe intensifikimin e tyre në fushën politike, ekonomike dhe kulturore. Luksemburgu, si një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, është ndër vendet që fuqishëm dhe vazhdimisht angazhohet për perspektivën evropiane të vendit tonë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky