Vinicë, 11 mars – Ambasadori i RP të Kinës, Xhank Zuo me bashkëpunëtorët e tij sot realizoi vizitë pune në Komunën e Vinicës, me ç’rast me kryetarin e komunës Mile Petkov bisedoi për avancimin e bashkëpunimit në plan kulturor dhe ekonomik.
Para delegacionit kinez ishin prezantuar resurset natyrore dhe kapacitetet ekonomike me të cilat disponon rajoni, si dhe projektet që vetëqeverisja lokale duhet t’i realizojë në periudhën në vijim.