Agjencia Zhurnal.mk.

Amber Alerts në Instagram do të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të rrëmbyer

Instagram ka vënë një “vegël” tejet e rëndësishme, që do të ndihmojë në lokalizimin e fëmijëve të rrëmbyer.

Fjala është për “veglën” e quajtur Amber Alerts, që ka marrë miratimin e policisë që të emitohet përmes televizioni, mesazheve me tekst dhe mjeteve tjera informuese.

Tani Instagram do të lansojë Ambert Alerts edhe në “news feed” e përdoruesit, kurse “vegla” fillimisht do të jetë e disponueshme në SHBA e më vonë edhe më gjerë, pra në 25 vende.

Kjo lëvizje e Instagramit tregon sesa të ngjashme janë bërë aplikacionet, të bazuara në infrastrukturën për komunikim në botën moderne.

Shtesa Amber Alerts në Instagram ka kuptim për disa arsye. Kryesorja është se gjeneratat e reja do të mund të injoronin mesazhet me tekst, por padyshim do të shikojnë “news feedin” e tyre në Instagram dhe atë rregullisht.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky