Ana Kabashi është një prej fytyrave publike më të komentuara në mediet rozë.
Përveç karrierës muzikore dhe projekteve që sjell, këngëtarja njihet dhe përfolët edhe për paraqitjet që bën në rrjetet sociale.
Në llogarinë e saj të Instagramit, Ana poston vazhdimisht imazhe nga përditshmëria, ndërsa në fokus pothuajse ka çdo herë fizikun e tonifikuar.
Foto: Ana Kabashi/Instagram
Edhe në postimet e radhës, nuk ishte më ndryshe, këngëtarja solli imazhe në të cilat dukej më në formë se kurrë më parë.
Ajo pozoi në veshje të ngushta sportive, të cilat i kombinoi me një xhaketë të zezë, atlete të verdha dhe çorape të gjata.
Foto: Ana Kabashi/Instagram
Me flokët të gjata në formë valëzimi dhe grim të thjeshtë, këngëtarja e njohur dukej sa joshëse, aq edhe me stil.
Ndërkohë, të shumta ishin edhe komentet që pranoi nga ana e fansave të saj.
Foto: Ana Kabashi/Instagram
Ndryshe, së fundmi, Ana ka publikuar këngën 11/11, që e solli bashkë me videoklip, i cili deri tani ka grumbulluar mbi 530 mijë klikime në Youtube. /Telegrafi/
Foto: Ana Kabashi/Instagram