Agjencia Zhurnal.mk.

Analizë: Maqedonia do të ketë qeveri proevropiane edhe me BDI-në edhe pa BDI-në

Shkup, 30prill – Argument i vetëm i përkrahësve të Frontit Evropian në këtë drejtim është emri i këtij koalicioni, por ky orientim i shumë apostrofuar nuk mund të mbështetet me shumë vepra konkrete.
Përkrahësit dhe udhëheqësit e Frontit Evropian si shembull për orientimin e tyre pro-perëndimor e përmendin edhe faktin se kundërshtar i tyre është VMRO-DPMNE-ja, që e akuzojnë si parti properëndimore, e madje edhe proruse, sado që nuk janë kundër që në qeverinë e ardhshme të jenë partnerë të partisë së Hristijan Mickovskit.

Mirëpo deputeti dhe zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimsa Arsovski, shprehet prerazi se qeveri proevropiane mund të formohet edhe pa Frontin Evropian, madje duke e veçuar BDI-në.“Nuk mund të përgatitni asgjë për BE-në, më së paku shtetin, sepse do të jeni opozitë. Njerëzit nga fronti juaj evropian që kanë qenë në detyrë dhe kanë kryer krime mund të përgatiten vetëm për të shërbyer burg sipas standardeve evropiane. Domethënë të risocializohen, të mësojnë të duan vendin që vodhën dhe të mësojnë se ligji dhe ligjet duhet të respektohen këtu dhe se do të respektohen. Ju mund të përgatiteni vetëm për këtë”, është porosia e Arsovskit.

Ai nënvizon se nuk do të vazhdojë më parimi “fituesi me fituesin”, duke shtuar se parimin e tillë e ka shkelur vetë BDI duke bë koalicion me LSDM-në. “Tani do të vlejë rregulli për Qeveri që do të angazhohet për të ardhmen e Maqedonisë, për sundim të së drejtës, për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, për demontim të karteleve dhe partive kriminele, ose me një fjalë, tash do të vlejë rregulla-VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski e dinë se çka është më e mira për Republikën e Maqedonisë dhe për këtë arsye në rauundin e parë fituam me 180 mijë vota dallim, kurse në raundin e duytë edhe më shummë.

Ose që të jem më i shkurtër, që të na kuptoni edhe më bukur dhe në mënyrë më direkte dhe kjo njëheri është porosi deri te ky Frotn Evropian se aty nuk ka asgjë evropiane-BDI shkon në opozitë dhe do të përgjigjet për një sërë krimesh”, ka shkruar Arsovski në kolumnën e tij të fundit. Në këtë kolumnë publikuar në PlusInfo (https://plusinfo.mk/da-ne-se-sekiraat-dui-e-ima-pro-evropska-vlada-bez-nivnite-pratenici/), Arsovski përdor një sërë ofendimesh në adresë të BDI-së, të cilat me i përdorë ndonjë medium shqiptar BDI ndoshta do ta bënte “copa”, por kur janë në pyetje përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, janë më të kujdesshëm.

Një analizë të thuktë zgjedhjeve në Maqedoni i ka kushtuar edhe kolumnisti dhe publiçisti i njohur kosovar, Blerim Shala (https://klankosova.tv/kolumne/ky-njemend-eshte-referendum/). Në analizën e tij, Shalla vëren se mbi të gjitha është me rëndësi që partitë shqiptare, sado që kanë dallime mes veti, megjithatë kanë qëndrim të njëjtë për kursin proevropian të vendit.

“Politikanët dhe partitë shqiptare, përkundër dallimeve evidente (që u shfaqën sidomos para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale), janë së bashku kur bëhet fjalë për atë drejtimin strategjik të këtij shteti. Kjo ka rëndësi jetike për Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër, përçarja brenda faktorit politik maqedonas është e pariparueshme, e pandreqshme, dhe ajo ka si ‘lëndë djegëse’ luftimin e korrupsionit dhe të gabimeve në qeverisje, por realisht, ndërtohet mbi dallimet e mëdha sa i përket identitetit të brendshëm dhe të jashtëm të këtij shteti.
Edhe për këtë shkak, duke mos e harruar këtu atë diskreditimin e Brukselit me politikën e vet karshi Maqedonisë së Veriut, BE-ja do të duhej të shfaqej fare hapur në përkrahje të një politike në këtë shtet që është pro-evropiane dhe pro-perëndimore. Nuk ka dhe nuk mund të ketë këtu asnjanësi. Përkundrazi’, konstaton Shala.
Vlerësimin e bërë nga analisti Blerim Shala, e konfirmon edhe Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, i cili në një deklaratë për Zhurnal shprehet se orientimi proevropian i qeverisë së ardhshme do të jetë kushti themelor për pjesëmarrjen e tyre.

“Ne gjithsesi do të ndërtojmë një Qeveri më pro-evropiane se ata që e sollën Llavrovin ën Shkup dhe në shenjë mikëpritje biles i ndërtuan kishë në Kodrën e Diellit, ku donin ta dërgojnë për ta vizituar, po të mos i kishte ndauar faktori ndërkombëtar”, shprehet Mexhiti për Zhurnal kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Ai shton se opinioni shumë mirë e din se kush e solli Llavrovin në Shkup dhe “kush i ndërtoi kishë në Kodrën e Diellit me paratë e Daka Davidoviqit”.

“E thash dje në një pres konferencë, po e përsëris edhe sot: Orientimi proevropian i Qeverisë së ardhshmë është linja jonë e kuqe për pjesëmarrje në Qeveri”, thotë Mexhiti. Një qeveri proevropiane pas 8 majit është lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë, aq më tepër që ajo do të ketë përkrahje të fuqishme edhe nga opozita, sepse edhe BDI edhe LSDM që do të përbëjnë frontin opozitar pas zgjedhjeve çdo herë kanë theksuar dhe ripërsëritur orientimin e tyre të parezervë kah perëndimi.

“Ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për të ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO. jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, është shprehur kandidati presidencial i BDI-së, Bujar Osmani. Madje edhe më shumë se BDI, orientimin proevropian e ka theksuar në çdo rast edhe LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit, kështu që qytetarët vërtetë mund të rrinë të qetë, sepse pas zgjedhjeve të 8 majit do të kemi edhe qeveri edhe pushtet proopozitar./Zhurnal

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky