Shkup, 28 tetot – Rezultatet e 17 tetorit përçuan një mesazh të fuqishëm tek LSDM, e cila si parti qeverisëse u ndëshkua nga qytetarët për mos realizimit e premtimeve apo dhe keq-qeverisjen gjatë 5 viteve të fundit, por që e njejta nuk ndodhi edhe tek kampi shqiptar, ku partia që është në pushtet për 20 vite përsëri fitoi, e kjo të bënë të mendosh se mos ne jetojmë në dy shtete të ndryshme, apo jemi në një univers paralel.
Janë bërë më shumë se 30 vite që nga fillesat e pluralizmit politik në vendin tonë, e që gjatë kësaj kohe janë ndryshuar partitë që kanë qeverisur me vendin, e rotacili është diçka e natyrshme dhe normale në demokraci, pasi në rast se ndodh e kundërta atëheër nuk mund të pretendojmë se jetojmë në një sistem të tillë, pasi ajo më shumë do të isht atuoritrizëm po pse jo edhe apsolutizëm, shkruan Zhurnal.
Gjatë kësaj kohe në Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur ngjarje të shumta të cilët kanë ndikuar që të këtë rotacion ku partitë që janë në pushtet të shkojnë në opozit, dhe ata që kanë qenë në opozitë marrin pushtetin shtetërorë. Ndyshimi i pushtetit duket se është më shumë veti që e karakterizon palën maqedonase se sa atë shqiptare, pasi ata që nga pluralizmi politik kanë ndryshuar shumë herë paritë qeverisëse, ndërsa te shqiptarët kjo është bërë shumë rrallë.
Ky konservatozizëm i shqiptarëve për të ndryshyar partitë në pushtet është më i shprehur sidomos pas vitit 2001, ku BDI si prti e dalë nga lufta, vazhdon që të jetë në pushtet që nga ajo kohë ku deri më tani nuk ka pasur një konkrent serizo i cili do të mund që ta rrëzoj të njejtën nga maja e pushtetit, shkruan Zhurnal.
Ndërsa te kampi politik maqedonas ka ndodhur krejtësisisht e kundërta, ku për të njejtën periudhë ka ndodhur që pushteti të ndryshohet tre herë, ku herë ka qeverisur LSDM, e herë partia tjetër VMRO-DPMNE, e kjo të bënë të mendosh se pala tjetër është më e hapur ndaj ndryshimeve dhe energjive të reja se sa shqitarët.
Egzistojnë shumë arsye se pse ndodhë ndryshimi në qeverisje, e disa prej tyre lidhen me keq menaxhimin e shtetit, korrupcioni, kriza ekonomike, papunësia, mosrealizimi i premtimeve, papërgjegjshmëria e udhëheqësve, por gjithashtu egzistojnë edhe mijra faktor të tjerë që ndikojnë që një parti në pushtt të humb përkrahjen e elektoratit.
Zgjedhjet e 17 tetorit ishin një ndëshkim dhe një të njëjtën kohë një mesazh i drejtuar partisë në pushtet, por që e njejta nuk kufizohet vetëm tek ajo por në një mënyrë ajo u drejtohet të gjithë subjekteve, që të kenë kujdes se si qeverisin, pasi pushteti kthehet në dorën e sovranit, e të “fuqishmit” mund ta humbin fuqinë dhe postet e tyre, shkruan Zhurnal.
Maqedonia e Veriut në vitet e fundit po përballet me krizë të madhe ekonomike, e që e nejta ka ndikuar në rritjen e varfërisë në vend,e që partia në pushtet kishte premtuar shumë për të përmirsuar këtë situatë të vështirë, por që të njejtat nuk i mmbajti ato, e që e gjithë kjo ndikoi që ajo të ndëshkohet për mos realizimin e tyre, por që e njejta gjë nuk ndodhi edhe tek shqiptarët, pasi ata përsëri votuan për partinë e cila ka qenë në pushtet sëbashku me LSDM-në.
Maqedonia e Veriut renditet si vendi i 111 për korrupsion, që nënkupton se është një nga shtetet më të korruptura në botë, e partia në pushtet premtoi që do ta rrënjostetë njëjtën, por që ajo nuk e bëri, e si pasojë e kësaj u ndëshkua, por kjo nuk vlejti edhe për shqitparët, pasi ata përsëri nuk kërkuan ndryshim pavarsisht se kjo parti ka qenë në pushtet kur ka ndodhur ky fenomen negativ.
Sistemi shëndetësor ka qenë në një gjendje shumë te keqe, e këtë e vërtetoi pandemiae, ku Maqednia e Veriut për një periudhë të gjatë mbajti vendin e parë në kontinent për numrin e vdekjeve nga e Kovid-19. LSDM premtoi se do të bënte shumë përpjekje për ta ndyshuar situatën, por që e njta bëri shumë pak që ishte edhe një element tjetër që ndëshkoi këtë parti, por që përsëri tek shqiptarët nuk ndodhi, pasi ata vazhduan që të votojnë për partinë që ka qenë në pushtet gjatë kësaj kohe.
Sistemi arsimor në vendin tonë ishte një një situatë shumë te keqe, pasi që të gjitha raportet ndërkombëtare flisni për politizm dhe mungesë profesionalizmi, e që LSDM premtoi se me qeverisjen e saj kjo gjë do të ndryshonte. Edhe përkundër që ajo ka qeverisur për më shumë se 5 vite e njeta problematik ka mbetur, e që është një faktor tjetër për të cilën ajo u ndëshkua, por përsëri shqiptarët nuk bënë ndryshim, shkruan Zhurnal.mk
Këto janë vetëm disa nga faktorët që kanë ndikuar që LSDM të ndëshkohet, por që jo edhe partia tjetër shqiptare e cila ka qenë sëbashku më të në qeverisje, e kjo të benë të mendosh se mos ndoshta ne jetojmë në një shtet tjetër, apo ndoshta kemi më shumë lakmi për pushtetin se sa etnitë tjera në vend.///Zhurnal.mk