Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se ndeshja kthyese ndaj Chelseat do të jetë e vështirë dhe ekipi i tij duhet të luftojë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi është në pozitën komanduese për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë të çerekfinales në Santiago Bernabeu.
Los Blancos nuk ishin në maksimumin e tyre shkatërrues të mërkurën në mbrëmje, por ata do të jenë të kënaqur me rezultatin dhe do të kërkojnë të përfundojnë punën të martën në Stamford Bridge.
Edhe pse Real Madridi nuk ishte tepër bindës ndaj Chelseat, Ancelotti ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Chelsea është një ekip shumë i mirë, me lojtarë shumë të mirë. Ne fituam 2-0 dhe e shfrytëzuam këtë lojë. Nuk është bërë ende, duhet të shkojmë në Stamford Bridge dhe të luftojmë”, ka thënë fillimisht Ancelotti pas ndeshjes.
“Lojtarët e mi e kuptojnë se ka edhe 90 minuta për të luajtur. Do të jetë e vështirë në ndeshjen e dytë dhe ne duhet të jemi gati”, përfundoi trajneri italian.
Ancelotti është një veteran i sprovuar dhe ai do ta dijë se Real Madridi nuk është ende në gjysmëfinale. Megjithatë, ata do të jenë të sigurt se do ta përfundojnë punën në Londrën Perëndimore të martën.