Agjencia Zhurnal.mk.

Anglia shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Italisë

Anglia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Italisë në kuadër të finales së Euro 2020.

Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.

Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.

Foto: uefa.com

Italia më pas kishte një shqetësim në mesfushë në minutën e 22-të, pasi Jorginho kishte disa dhimbje, por u rikthye më pas.

Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.Lexo po ashtu:Luke Shaw shënoi golin më të shpejtë në histori të finaleve në Kampionatet Evropiane

Një i tillë ishte në minutën e 35-të, kur Federico Chiesa lëshoi një goditje të fuqishme, por ishte e pasaktë.

Një minutë më vonë, Luke Shaw kishte mundësinë të pasonte brenda zonës për bashkëlojtarët, e topi u largua nga Emerson Palmieri.

Foto: uefa.com

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke parë që ritimi i lojës është tejet i shpejtë dhe kishte aksione nga të dyja anët.

Statistikat e pjesës së parë:

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky