Agjencia Zhurnal.mk.

Anketa e IPIS/ BDI në avantazh tek zona e II dhe VI-të

Shkup, 5 mars – Instituti për Kërkime Politike Shkup (IPIS), sonte në Televizionin Shtetërorë ka publikuar rezultatet e sondazhit të fundit për zonën zgjedhore 2 dhe zonën zgjedhorë 6-të.

Sipas sondazhit, në zonën zgjedhore 2, Bashkimi Demokratik për Integrim do të merrte 6.9% të votave dhe pas tij do të vinin të gjitha partitë tjera shqiptare po edhe koalicioni opozitar VLEN, që sipas sondazhit në zonën zgjedhore dy, do të merrte 4,8% të votave. Pas VLEN si forcë e tretë politike në bllokun politik shqiptar do të ishte ASH-ja me 2%.

Kurse në zonën zgjedhore 6-të sipas Institutit për Kërkime Politike (IPIS), Bashkimi Demokratik për Integrim është forca e parë politike, para VLEN, VMRO-së dhe LSDM-së.

Sipas sondazhit, BDI-ja në zonën zgjedhore 6-të do të merrte 17,5%,kurse pas saj janë VLEN me 15.4%, VMRO-ja me 8.5%, Aleanca për Shqiptarët me 7.2%, LSDM-ja me 4%, pas të cilave renditen edhe LEVICA po edhe partia e Maksim Dimitrievskit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky