Agjencia Zhurnal.mk.

Antikorrupsioni, 45 lëndë për zgjedhjet

Shkup, 5 maj – Që nga shpallja e zgjedhjeve Antikorrupsioni ka formuar 45 lëndë që kanë të bëjnë me korrupsionin në zgjedhje. Pjesa më e madhe kanë të bëjnë me procedura të marrëdhënies së punës, punësime dhe shkarkime kurse ka edhe lëndë për keqpërdorim të veturës zyrtare, fillim të parakohshëm të fushatës dhe ndërtime.

Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska , në intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se vetëm gjysma e institucioneve kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur në këtë institucion veturat zyrtare. Për pjesën e mbetur, Antikorrupsioni ka informuar institucionet që zgjedhin dhe emërojnë funksionarë pasi ligji nuk parashikon sanksione.

“Deri sot 50% e institucioneve nuk kanë dorëzuar të dhëna. Duhet të them se pas vërejtjeve nga ana jonë u ngrit vetëdija te një pjesë e madhe e institucioneve, edhe përskaj asaj që nuk e kishin respektuar afatin ligjor, të dorëzojnë të dhëna për këto vetura. Ligji parashikon që për institucionet që nuk do të dorëzojnë të dhënat, Antikorrupsioni ka kompetenca të ngrejë padi kundërvajtëse megjithatë ligji ka një boshllëk dhe dobësi, nuk përcakton nivelin e sanksionit, gjë që nënkupton se është e pamundur ta zbatojmë këtë kompetencë që kemi”, tha Tatjana Dimitrovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.//Alsat

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky