Agjencia Zhurnal.mk.

Apasiev poshtëron Kuvendin e Maqedonisë, nxjerr këpucën për të vulosur amandamentet

Shkup, 21 nëntor –  Dy deputetët e partisë “E Majta” dje kanë dhunuar rregullat e Kuvendit të Maqedonisë dhe për këtë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka paralajmëruar masa për të njejtët, ku mes tjerash tha se deputeti Borislav Krmov do të duhet të paguaj dëmin material që ka shkaktuar në pjesën e sallës së Kuvendit ku ka thyer ekranin e kryesuesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më vonë ishte kryetari i Krmovit, Dimitar Apasiev ai që dhunoi rregulloren për mirësjellje në Kuvend duke nxjerrë këpucën dhe duke simuluar vulosjen e dokumenteve me amandamente që nuk janë pranuar partisë së tij, në procesin e diskutimit për ndryshimet në Rregulloren e punës së Kuvendit. Amandamentet e “Të Majtës” nuk janë pranuar nga udhëheqësia e Kuvendit pasi të njejtat ishin të pavulosura nga shërbimet e Kuvendit.

Apasiev nga foltorja e Kuvendit tha “Ja edhe unë do ta nxjerr këpucën, si sulmuesi i George Bush në Irak, dhe do të vulos këto dokumente me amandamente që ju i quani se disa janë me vulë e disa janë pa vulë”

Përndryshe, këto gjeste të deputetëve të “së Majtës” nuk janë të vetme, pasi më herët kanë pasur konflikt me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe në fjalën përshëndetëse në Kuvend gjatë vitit të kaluar të Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, Apasiev u pa duke bërë zhurmë dhe gjatë daljes i tregoi gishtin e mesit. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky