Agjencia Zhurnal.mk.

Apple anulon projektin e veturës autonome elektrike, po pushon edhe qindra punonjës nga ky departament

Apple po heq dorë nga përpjekjet e saj të fshehta dhe afatgjatë për të prodhuar një veturë autonome elektrike, kanë njoftuar drejtuesit e kësaj kompanie amerikane në një takim të shkurtër që patën me ekipin e këtij departamenti gjatë të martës.

Siç raporton TechCrunch, kompania me gjasë do të shkurtojë edhe qindra vende pune nga ky departament, dhe e gjithë puna në këtë projekt është ndalur.

Disa prej punonjësve të mbetur do të zhvendosen në projektet gjeneruese të AI të Apple. Të tjerët do të kenë 90 ditë për t’u ricaktuar në role tjera brenda kompanisë ose do të shkarkohen përfundimisht. Projekti i veturës numëron akoma rreth 1.400 punonjës.

Vendimi për ta “shuar” projektin vjen në një kohë kur prodhuesit e mëdhenj të veturave janë duke rivlerësuar investimet e tyre në veturat elektrike, mes një kontrolli të shtuar mbi projektet e automjeteve autonome.

Hyrja e Apple në sektorin e automobilizmit u pa gjithashtu si një ndihmë e mundshme për ‘linjën’ e saj përfundimtare, duke i dhënë asaj një burim të ri të ardhurash për të ndihmuar në forcimin e shitjeve të stagnuara të harduerit, dhe kërcënimeve nga rregullatorët ndaj biznesit.

Apple fillimisht nisi punën në projektin e saj të veturave të njohur si Project Titan në vitin 2014. Në momente të caktuara, kishte rreth 5 mijë punëtorë të përkushtuar nga kësaj përpjekje për të sjellë diçka të re.

Por Apple “sorollatej” në mënyrë të përsëritur gjatë dekadës së fundmit, duke u luhatur midis një theksi në bërjen e një konkurrenti të veturave elektrike siç është Tesla dhe një veture plotësisht autonome të ngjashme me atë që Waymo ka krijuar.

Shefi operativ i Apple, Jeff Williams dhe nënkryetari përgjegjës për Titan, Kevin Lynch, e njoftuan ekipin me lajmin të martën në një takim të shkurtër që zgjati rreth 12 minuta. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky