Agjencia Zhurnal.mk.

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18.

“Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”, tha Gurman.

Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone.

Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori.

Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t.

Dhe nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple.

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky