Agjencia Zhurnal.mk.

Arben Taravari e shpalos programin, katër janë shtyllat kryesore

Shkup, 3 prill – Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë. 2. Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë. 3. Maqedonia e Veriut shtet i së drejtës, dhe 4. Maqedonia demokraci konsensuale. Me këto 4 pika, kandidati për president i koalicionit VLEN Arben Taravari, e kishte përmbledhur, programin e tij politik, të cilin e shpalosi sot.

“Mandatin për formimin e qeverisë do t’ia besoj partisë apo partive të cilat dëshmojnë që kanë shumicë në Kuvend, duke kërkuar nga mandatari plan të afatizuar për realizimin e ndryshimeve kushtetuese.  Bazuar në nenin 121 të Kushtetutës, do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur”.

Taravari u zotua edhe për anulimin endryshimeve të Kodit Penal.

Do të angazhohem për anulimin e ndyshimeve të Kodit Penal të vitit 2023 që ishin anti evropiane dhe të dëmshme në luftën kundër korrupsionit, duke rritur edhe më tej pandëshkueshmërinë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Si President i Republikës, zotohem se nuk do të dekretoj shpalljen e ligjeve laksiste që e largojnë edhe më tej vendin nga normat evropiane siç ka ndodhur në të kaluarën.

Ai gjithashtu tha se do të eliminoj përkufizimi fyes të gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve” por të qëndroj si gjuha shqipe. Tha se do luftoj për Lirinë e Medias dhe në veçanti dezinformimin pro-rus, me çka do të mbyll mediat ruse dhe ato të financuara nga Rusia.

Poashtu tha se do të angazhohet që presidenti i ardhshëm të zgjidhet në Kuvend me mekanizmin e dy të tretave.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky