Agjencia Zhurnal.mk.

Arbër Ademi deputetit të VMRO-së ia kujton autostradën Kërçovë – Ohër, ne nuk jemi si ju!

Shkup, 17 maj – Ndryshimet ligjore që parashihen me marrëveshjen për ndërtimin e autostradave të korridorit 8 dhe 10d, janë në komisionet e Kuvendit.

Debati publiku, mes pushtetit dhe opozitës ka vazhduar edhe në këto seanca të komisionit. Opozita vazhdon ta kritikojë marrëveshjen, pasi e njëjta është e klasifikuar.

Për këtë, në njërin nga deputetët e VMRO-DPMNE-së ka reaguar edhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi. Ai pyeti opozitën aktuale, se a dëshirojnë që edhe më tej punët të zhvillohen siç janë zhvilluar në qeverinë e udhëhequr nga partia e tyre, kur për autostradën Kërçovë – Ohër edhe pse janë harxhuar rreth 600 milionë euro, realizim ende nuk ka.

“Pyetja kruciale është se a jemi apo nuk jemi për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d? Gjithmonë mund të gjendet arsye për të kundërshtuar një ligj, një milion arsye që të kundërshtojmë një zgjidhje ligjore sado që të jetë e mirë. Jemi përballur me kritika se nuk ka investime kapitale, ja e kemi projektin më të madh në historinë e vendit që nga pavarësia e deri më sot. Vetëm tua rikujtoj, në vitin 2013, gjersa bashkë kemi qenë në qeverisje është ndërtuar marrëveshja për ndërtimin e Korridorit 8. Qytetarët e dinë, gazetarët e dinë – deri më sot janë harxhuar 592 milionë euro para të qytetarëve. Ku është realizimi. Kësisoj duam t’i çojmë gjërat përpara, të harxhojmë 600 milionë euro sikurse kemi harxhuar deri më tani, apo dëshirojmë shpejtë, mirë, lirë dhe me cilësi të lartë?”, tha mes tjerash Ademi.

Shtoi se deputetëve të VMRO-DPMNE-së ua ka ofruar marrëveshjen, por të njëjtit e kanë refuzuar duke mos dhënë asnjë vërejtje për të plotësuar edhe ligjet që parashihen për t’u ndryshuar për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky