Agjencia Zhurnal.mk.

Ardi flet për afërsinë me Shqipen në BBVK: Pas 20 vitesh mund t’i kemi pesë fëmijë

Të enjten gjatë darkës së të nominuarve “Big Brother VIP Kosova”, Ardi dhe Mirdoni janë përballur me një pyetje intriguese nga publiku që ka qenë në kërkim të dinamikave mes tyre dhe Shqipes.

Pyetja që iu drejtua ishte e thjeshtë në formë, por thellë në kuptim: “A e keni pjesë të lojës që njëri prej jush të jetë mirë me Shqipen e tjetri keq?”

Reagimi i Ardit nuk vonoi, i cili u shpreh: “Shqipen nuk e kam parë me qenë në një marrëdhënie romantike. Nuk i dihet jetës, mbas njëzet vitesh ne mundemi me i pas pesë fëmijë, nuk e di si do shkojë jeta”, theksoi ai, duke lënë të kuptohet se e ardhmja është e pandërtueshme dhe se ndjenjat e vërteta nuk mund të parashikohen me siguri.

Ardi vijoi të sqaronte se si perceptimi i publikut ndaj Shqipes është ngjyrosur nga interpretimet dhe supozimet e banorëve të tjerë, të cilat jo gjithnjë përputhen me të vërtetën.

“Por unë nuk e shoh, e di që ka pasur tendenca nga banorët me e ngjyros në këtë mënyrë. Shqipes i ka penguar shumë, ashtu ka thënë dhe unë e kam marr si të vërtetë edhe jam mundu edhe me banorët e tjerë me qartësu se nuk ka ndjenja mes neve”, shtoi Ardi.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte. 

Related posts

“A ke merak për bashkëshortin jashtë”, përgjigja epike e Françeskës bën banorët të ‘shpërthejnë’ në të qeshura

D V

Robert Berisha uron vajzën për ditëlindje: Sot nëntë vjet më zbukurove jetën

D V

Festivali i Filmit në Kanë: Lea Seydoux, Heidi Klum, Eva Green, Greta Gerwig dhe Meryl Streep shkëlqejnë gjatë prezantimit të filmit “Second Act”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky