Shkup, 27 tetor – Drejtori i tanishëm i ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbrime” në Shkup, Ardijan Muça, i ka quajtur “ëndërra me sy çelë” deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit ASH-AAA se ata do ta udhëheqin pas zgjedhjeve këtë drejtori.
“Me një këshilltar në Qytet të Shkupit nuk fitohet drejtoria Parqe dhe gjelbërime, por ska lidhje “ëndërrat me sy qel” janë normale tek ju. Humbjen tuaj katastrofale në Qytetin e Shkupit nuk ka nevoj ta mbuloni me mashtrime e premtime të rejshme tek popullata sepse përgjigjen e morrët me 17 tetor: BDI në Shkup fitoi 26.ë51 vota, ndërsa AA vetëm 11.448 vota.
Votuesi qartë tregoi se kujt i beson dhe prej kujt pret punë!”, shjruan Muça. Dhe mos të haroj, vazhdon ai, vërtet Dizhoni e ka drejtorin e Parqeve dhe gjelbërimeve por e ka marr atë para 4 viteve me punë dhe “nuk pret ta merr nga VMRO si bakshish (ashtu siç prisni ju)”.
“PRANDAJ REGJISTROJENI THELLË NË KOKË: NP “Parqe dhe gjelbrime” është e Dizhonit dhe do jetë e Dizhonit edhe 4 vite tjera por ama e BDI-së dhe e Ali Ahmetit”, shkruan drejtori i ndërmarrjes Parqe dhe Gjelbërime Ardijan Muça, i cili në këto zgjedhje ishte bartës i listës së BDI-së për këshillin e qytetit të Shkupit.