Futbollisti i FC Shkupit, gostivarasi Ardit Iljazi është në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjes që mori sot nga tifozët e Shkëndijës në transfertën në Tetovë, ndeshje kjo që në fund u mbull me rezultatin e fillimit 0:0.
Këtë moment aspak të mirë, Iljazi e ka rrëfyer ku edhe ka treguar rastin.
“Unë duhej që të shkoja në nxemje, sepse isha i planifikuar që të hyjë në lojë. U nisa ta marrë markerin dhe pastaj nuk di çka ka ndodh. Jam goditur me një shishe dhe më humbi vetëdija. E kam të çarë ballin dhe syrin e majtë e kam të lënduar. Më dërguan në spitalin e Tetovës. Tash ndihem më mirë. U mërzita shumë për këtë që ndodhi, por nuk ke çka të bësh. Qoftë e kaluar”, deklaroi për Open-TV, mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkujpit, Ardit Iljazi.
Vlen të përmendet se derbi i sotëm shqiptarë ishte ndërprerë disa herë, ndërsa përveç Iljazit, gjatë pjesës së dytë nga ana e tifozëve të Shkëndijës ishte goditur edhe arbitri anësorë.
Pas gjithë këtyre ndodhive, Shkëndijës nuk i shkruhet mirë, pasi me siguri që do të ketë ndonjë gjobë të majme nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.