Agjencia Zhurnal.mk.

Armenia hap zjarr me predha mortajash ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se ushtria e Armenisë hapi zjarr me predha mortajash ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se ushtria armene e ndodhur në pozicionet në drejtim të rajonit Zod të provincës Basargecher hapi zjarr me predha mortajash 60 dhe 82 milimetra ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit që ndodhen përballë.

Bëhet e ditur se edhe ushtria e Azerbajxhanit ka kryer masat e ndërhyrjes në drejtimin e përcaktuar. Në një deklaratë tjetër të ministrisë, vihet në dukje se është shkatërruar stacioni mobil i kontrollit të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) që i përkasin ushtrisë së Armenisë.

Ky stacion thuhet se përdorej për menaxhimin e dronëve që kryejnë zbulime dhe sulme mbi pozicionet e Azerbajxhanit që ndodhen në drejtime të ndryshme.

Si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria armene dje ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në kufi, u plagosën 3 ushtarë azerbajxhanas, ndërsa ushtria azerbajxhanase dha kundërpërgjigje. Në mediat e Armenisë u publikuan lajme se në konflikt kanë humbur jetën 4 ushtarë armenë.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky