Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestimi i policëve kosovarë, Tërnava: Kjo tregon se kush janë serbët

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka thënë se mënyra e veprimit nga ana e Serbisë me arrestimin e zyrtarëve policorë të Kosovës më së shumti i përgjigjet aktit të rrëmbimit.

Ai tha se veprimet e institucioneve serbe janë të pakuptimta, teksa shtoi se s’duhet befasuar me politikat serbe, pasi sipas tij, ato ka qenë gjithnjë agresive.

“Kjo nuk duhet që të na shqetësojë fort neve, por kjo e ka arritur edhe një efekt ndërkombëtar, se e ka dëshmuar edhe në praktikë se kur e konsiderojmë lirinë si liri, tregon se kush janë serbët dhe si sillen me popullatën shqiptare”, tha Tërnava për Klan Kosova.

“Reagimi i botës demokratike për këtë rast është i kuptueshëm, pasi është një kohë ku bota demokratike po e bën angazhimin e vet që të na pajtojë, kurse këta veprojnë me agresivitet dhe forma nacionaliste, ku edhe bota demokratike po zhgënjehet me ta”, tha Tërnava.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky