Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet 18-vjeçari në Gjakovë, posedonte armë të paautorizuar

F.H., 18-vjecar është arrestuar sot në Gjakovë pasi policia mori informacion se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë.

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky