Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet i riu nga Shkupi, dyshohet se ka djegur veturën në Qendër

Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar 21-vjeçari A.G. nga Shkupi pasi i njëjti dyshohet se ka djegur një veturë në qendër të Shkupit, përcjell TV21. Nga djegia e njërës veturë, është dëmtuar edhe një veturë tjetër.

“Ai dyshohet se paraprakisht ka shkaktuar zjarr në zonën e Qendrës me një shishe me lëng të ndezshëm në veturën e pasagjerëve “Skoda Fabia” me targa të Shkupit, në pronësi të H.M.(69) nga Shkupi. Nga zjarri është përfshirë edhe vetura e pasagjerëve BMW me targa të Shkupit në pronësi të Z.K.(55) nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. A.G. është ndaluar në Stacion të Policisë në Qendër dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky