Shkup, 28 nëntor – Nëpunësit policorë nga SPB Shkup dje e privuan nga liria A.I. (19) nga Shkupi për shkak të dyshimit të arsyeshëm se është kryerës i tri veprave penale. I arrestuari i ka pranuar krimet dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.
Siç informojnë nga MPB-ja, një vepër penale “vjedhje” është kryer më 27 nëntor në një shtëpi në rrugën “Banica”, dhe dy vepra “vjedhje e rëndë në tentativë” më 25 nëntor në një shtëpi në rrugën “Naum Ohridski” dhe në një shtëpi në rr. “Boris Kançevski” në Shkup.