Një grua është arrestuar të mërkurën në Fushë Kosovë, pasi e njëjta dyshohet për veprën penale të sulmit.
Policia njofton se ajo dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshortin e saj.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 22.02.2023 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar ankuesin mashkull kosovar-ish bashkëshortin me të cilin ishin ndarë”, thuhet në raportin policor.
Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar.