Me datë 28.07.2022 në ora 01.20 në qendrën tregtare në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.O.(37) nga Shkupi e cila ka prishur rendin dhe qetësinë publike duke dëmtuar inventarin në një objekt restorant.
Ajo është ndaluar në Komisariatin e Policisë për procedim të mëtejshëm, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.