Agjencia Zhurnal.mk.

Arrestohet shtetasi maqedonas në Kosovë teksa tentoi të shiste 96 mijë dollarë të falsifikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë gjatë tentimit për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar. Aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë.

Sektori i hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar maqedonas I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se i dyshuari po shiste 100 dollarë të falsifikuar për 40 euro.

“Në aksionin policor janë konfiskuar 960 kartëmonedha prej 100 dollarë amerikanë në vlerë të përgjithshme prej 96.000 dollarë amerikanë, veturë e përdorur në rastin e të raportuarit dhe një telefon celular”, ka thënë Policia e Kosovës.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky