Agjencia Zhurnal.mk.

Arrihet marrëveshja mes Chelseat dhe Brightonit për Sanchez

Chelsea ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Robert Sanchez nga Brighton, sipas asaj që raporton gazetari i The Athletic, David Ornstein.

Gazetari shton më tej se Blutë do të paguajnë fillimisht 20 milionë euro, me nëntë milionë në bonuse.

“Reprezentuesi i Spanjës pritet t’i nënshtrohet menjëherë testeve mjekësore”, raportoi Ornstein.

“Chelsea e ka synuar 25-vjeçarin si konkurrencë për Kepën pas largimit të Mendyt”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe eksperti tjetër i transferimeve, Fabrizio Romano, duke thënë se marrëveshja është kompletuar.

Klubi ende shpreson të arrijë një marrëveshje për mesfushorin e Brighton, Moises Caicedo, i cili është i radhës në listën e tyre, por Pulëbardhat po kërkojnë mbi 100 milionë euro. 

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky