Agjencia Zhurnal.mk.

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 18 prill – Në Portin e Selanikut në Greqi kanë arritur automjetet, të cilat janë donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga Ushtria e Maqedonisë së Veriut.

“Kanë arritur automjetet ushtarake jo luftarake që aleati ynë i NATO-s, Mbretëria e Norvegjisë na dhuroi si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer dypalësh.

Së shpejti, pas transportit nga porti i Selanikut, pjesë e njësove tona do të jenë 40 kamionë dhe 36 automjete të lehta këmbësorie, duke forcuar kështu kapacitetet tona të ushtrisë.

Faleminderit! Më të fortë së bashku”, thuhet në njoftimin e URMV-së.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky