Peugeot me një “tejzer” ka konfirmuar se së shpejti në Kinë do të prezantojë gjeneratën e tretë të modelit 408.
Më saktësisht bëhet fjalë për limuzinën e versionit 308, por që tani bazohet në gjeneratën më të re.
Peugeot 408 i ri nga qershori do të shitet vetëm në Kinë, pavarësisht se akoma nuk dihet me çfarë motorë.
Modeli aktual është në dispozicion me motorët 1.2 dhe 1.6 turbo-benzinë (me 136 përkatësisht 170 kuaj-fuqi), e në paletën e ofertës është edhe ndërruesi automatik me gjashtë shpejtësi.
Nuk dihen as dimensionet e 408-ës së re, por besohet se do të jetë sikurse modeli aktual – i gjatë 4750 mm, 1820 i gjerë dhe 1488 mm i lartë.
Në ndërkohë, media të caktuara kineze kanë publikuar një sërë fotografish të 408-it të ri, përfshirë një ku shihet brendësia.