Tenistja nga Republika e Çekisë, Freemarketa Vondrousova ka fituar ndeshjen finale dhe është shpallur për herë të parë kampion i Grand Slam-it më të madh, Wimbledon.
24-vjeçarja në finale mposhti tenisten nga Tunizia, Ons Jabeur me rezultatin 2 me 0 në sete.
Për Vondrousova ky ishte Grand Slam-i i parë në karrierë.
Kujtojmë që nesër zhvillohet edhe finalja në kategorinë e meshkujve, ku do të ballafaqohen, Djokovic dhe Alcaraz.