Agjencia Zhurnal.mk.

Arsiq: Ende si kemi marë vendimet e Gjykatës Supreme për tre gjykatësit

Këshilli Gjyqësor ende nuk i ka marrë vendimet e Gjykatës Supreme të cilat kanë të bëjnë për dy lëndë, ndërsa me të cilat janë përfshirë tre gjykatës, dhe nuk ka të dhëna nëse janë ndërprerë vetëm vendimet për shkarkim të gjykatësve ose janë hequr edhe vendimet për suspendim, deklaroi sot zëdhënësi i Këshillit Gjyqësor, Lubisha Arsiq.

Arsiq, në kumtesën dërguar mediave, thekson se pasi që të mbërrijnë vendimet e Gjykatës Supreme, sipas ligjit, procedurat për gjykatësit do të përsëriten.

“Sido që të jetë, sipas Ligjit të Këshillit Gjyqësor, pasi të mbërrijnë vendimet e Gjykatës Supreme, ndërsa praktika thotë se vendimet mbërrijnë për disa javë, procedurat për gjykatësit do të përsëriten nga ana e komisioneve të formuara nga Këshilli Gjyqësor, ndërsa pastaj vendimet e reja do të jenë përfundimtare”, tha Arsiq.

Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e 378-të, të mbajtur më 14 korrik të këtij viti, shkarkoi tre gjykatës për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të funksionit gjyqësor dhe solli vendim për ndërprerjen e mandatit të dy gjykatësve të porotës nga Gjykata Themelore Penale në Shkup për shkak se nuk kanë mbushur moshën 60 vjet. Atëherë, gjykatësit e shkarkuar përkohësisht ishin larguar nga kryerja e funksionit gjyqësor.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky