Agjencia Zhurnal.mk.

Arsovska ndërpreu marrëveshjen për zbukurimin e sheshit për vitin e ri

Shkup, 10 nëntor – Të përballur me krizë energjetike e cila është në rrjedhë, ndërkaq duke pasur parasysh se shteti por furnizohet me energji me çmim shumë më të lartë, si dhe në pajtim me vendimin qeveritar për shpallje të gjendjes së krizës në sektorin energjetik, dëshirojmë ta informojmë opinionin se Qyteti i Shkupit kërkoi anulim të marrëveshjes me Link media plus shkpnjp për zbukurimin e qytetit me rastin e Vitit të Ri në vlerë prej 14.986.000 denarë përkatësisht 243.000 euro, informojnë sot nga Qyteti i Shkupit.

Nga atje shtojnë se vitin e ardhshëm, në vend të praktikës së deritanishme të shpenzimit joekonomik të parave të qytetarëve dhe angazhimin e kompanisë për zbukurim, Qyteti i Shkupit do të furnizohet me zbukurime të cilat do të jenë pronë e Qytetit me çka do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit të cilat deri më tani shpenzoheshin çdo vit për marrje me qira të njëfishtë të këtyre zbukurimeve.

Kjo, thonë nga Qyteti i Shkupit, është vetëm shembulli i parë për vendosje të praktikës së re të punës transparente dhe me përgjegjësi të Qytetit, me çka, potencojnë, do t’i vihet fundi punës së papërgjegjshme dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore të Qytetit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky