Agjencia Zhurnal.mk.

Arsyeja e fortë pse duhet të pini kafe çdo ditë

Shkencëtarët kanë zbuluar se pirja e kafesë është e mirë për depresionin sezonal.

 Ata zbuluan se konsumimi i 75 mg kafeinë (ekuivalente me një filxhan kafe) çdo 4 orë mund të rezultojë në përmirësim të qëndrueshëm të humorit gjatë gjithë ditës.

Këto gjetje treguan gjithashtu se pirja e rregullt e kafesë mund të rrisë vigjilencën dhe të përmirësojë sjelljen njohëse.

20 për qind e të rriturve të anketuar thanë se ndjenin përmirësimin e humorit pasi kishin pirë kafe. Gjithashtu, 29 për qind prej tyre theksuan se ndiheshin më energjikë, ndërsa 21 për qind thanë se kafeja i bën të ndiheshin më vigjilentë dhe të përqendroheshin më mirë.

Giuseppe Grosso, profesor në Universitetin e Katanias, tha se ka prova që sugjerojnë se mikronutrientët në kafe mund të lëvizin nga gjaku në tru dhe të ndihmojnë me përgjigjen neuroinflamatore të trupit dhe formimin e neuroneve të reja, duke reduktuar rrezikun e çrregullimeve njohëse dhe emocionale. /abcnews.al

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky