Agjencia Zhurnal.mk.

As gjobat e larta nuk vetëdijesojnë shoferët

Tetovë, 12 maj – Me dhjetëra gjoba shqiptohen për vozitësit nga policia për shkelje në trafikun rrugor në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit. Në shumë raste këta gjoba shqiptohen ndaj vozitësve të cilët drejtojnë automjetet më shpejtë se sa është e lëjuar. Krahas gjobave të përditshme, megjithatë aspak kjo nuk ka bërë që të rritet kujdesi dhe vetëdijesim tek drejtuesit e automjeteve. Por, nuk janë vetëm këta vozitës të cilët nuk respektojnë shenjat e komunikacionit, por mungon edhe kultura e përgjithshme në komunikacion e drejtuesve të automjeteve, prandaj janë të shpeshta rastet kur nuk japin përparësi kalimi për këmbësorët në vijat e bardha.

Shpesh herë këmbësorët janë në mëshirë të vozitësve të cilët përparësi kalimi japin në bazë të vullnetit dhe dëshirës së tyre dhe jo në bazë të rregullës së komunikacionit ku këmbësorët në vijat e bardha kanë përparësi dhe vozitësit janë të detyruar të respektojnë këtë. Qytetarët ankohen se shpesh herë hasin në vozitës të tillë të cilët nuk e respektojnë këtë rregull.

Situata më e rëndë paraqitet nëpër vendbanimet rurale ose rrugët regjionale ku nuk ka as vija të bardha të këmbësorëve. Në këto rrugë, rreziku më i madh është që të pësojë këmbësori, sepse edhe mungojnë edhe trotuaret. Nga ana tjetër, nga policia thonë se ka një kulturë të mirëfilltë të vozitësve por nevojitet më shumë që të rritet kjo kulturë e pjesëmarrësve në komunikacion, përderisa konfirmojnë se edhe mos dhënia e përparësisë për këmbësorët haste si shkelje e shpeshtë.

Në ndërkohë, nga Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë thonë mungon edhe kultura e parkimit, sepse gjithnjë është në rritje numri i gjobave që shqiptohen për parkim të gabuar dhe kjo është një mungesë e kulturës së sjelljes në trafikun rrugor nga ana e drejtuesve të automjeteve. “Krahas kësaj, ka edhe të tillë që hezitojnë të parkohen edhe kur ka vende të lira të parkimit, por edhe të tillë që nuk dinë të parkohen, prandaj edhe pjesëtarët e policisë janë të detyruar që të ndërmarrin masa adekuate për të dënuar këta vozitës”, sqaron më tej zëdhënësi Rexhepi.

Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësve tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. (koha.mk)

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky