Agjencia Zhurnal.mk.

‘As nuk po ha, as nuk po pi’ fqinjtë flasin të shokuar nga vrasja e mësueses në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm 63-vjeçarja S.G. u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj I.G. i cili tashmë është arrestuar.

Fqinjët e viktimës po e konsiderojnë të pabesueshme këtë ngjarje.

Familjen ku ndodhi rasti e përshkruajnë si familje shumë të mirë dhe se asnjëherë nuk kanë dëgjuar se kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

Për Sabrie Kataroshin, fqinje e afërt me familjen, ngjarja që tronditi Kosovën mëngjesin e sotëm, ende nuk po i besohet që ka ndodhur.

Ajo thotë se ka dëgjuar në mëngjes kur janë përplasur dyert nga Policia, por thekson se si fqinjët kanë qenë të qetë.

“Nuk po mundem me besu, shumë njerëz të mirë si burri si gruja! Jam habitë që ka ndodhur as nuk po ha e as nuk po pi, jam tmerruar! E ka mbyt po thojnë kurrë nuk kisha besu… e kam dëgju derën, policia sigurisht kanë ardhur, atëherë dera mbyll ka qenë dhe menjëherë dyert e korridorit janë përplasur që kurrë nuk i kam dëgjuar duke u përplasur, atëherë ndoshta kufomën e kanë marrë”, tha ajo.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky