Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Pa vullnet politik, është e pamundur lufta efektive kundër korrupsionit

Shkup, 1 shkurt – “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022” është një tjetër konfirmim i pavarur i asaj që Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar në vazhdimësi. 

Në matjen e fundit të nivelit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2022, “Transparency International” specifikon se në vendin tonë institucionet përgjegjëse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar janë të nënfinancuara dhe pavarësia e tyre po cenohet nga politika, dhe se gjyqësori është i politizuar, ndërsa drejtësia ngelet selektive në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se mungesa e vullnetit politik, pamundëson luftën efektive kundër korrupsionit dhe se zgjidhja është e thjeshtë, respektivisht i domosdoshëm është  vetingu, konfiskimi i pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, dyfishimi i investimeve në drejtësi dhe në institucionet antikorrupsion. 

Aleanca për Shqiptarët ka edhe vullnetin politik edhe guximin për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të bërë luftë pa kompromis kundër korrupsionit.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky