Agjencia Zhurnal.mk.

ASH: Sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi të demokrature në vepër

Shkup, 27 prill – Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë,Sot mbushen 5 vite nga dita e betejës kundër një regjimi demokrature në vepër, me qëllim për të kthyer Maqedoninë e Veriut drejt normalizimit institucional dhe rrugës drejt një demokracie më të zhvilluar.

Një betejë në të cilën u derdh gjak, u rrezikuan jetë dhe u sulmua tempulli i demokracisë. Por, sot pas 5 viteve, kjo betejë u shit nga një regjim i ri që tanimë ka marr përmasat e atij të kaluarit.Më 27 prill 2017 rrëzuam gjysmën e regjimit, Nikolla Gruevskin me klanin e tij dhe u zotuam se do të vazhdojmë për të rrëzuar edhe gjysmën tjetër, partnerin e Gruevskit, BDI-në.

Në këtë ekspozitë shihen qartë, në mënyrë të ilustruar, ndodhitë e asaj dite.Fatkeqësisht, sot LSDM është bërë bashkë me gjysmën e atij regjimi, BDI-në dhe ata krijuan një regjim hibrid, krijuan një qeverisje të pashpresë dhe dëshpëruese.

Amnistuan organizatorët dhe realizatorët e 27 prillit, burgosën pafajësisht Feta Alimin dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin, kapjen e shtetit, partizimin e gjyqësorit, plaçkitjen e qytetarëve dhe izolimin e vendit.Megjithatë, Aleanca për Shqiptarët është e vendosur të vazhdojë këtë betejë dhe jemi të bindur se do të triumfojmë. Ne nuk jemi vetëm. Në këtë betejë jemi të vendosur, bashkë me qytetaret, me faktorin ndërkombëtar dhe me të gjithë ata që janë kundër regjimeve.Ju faleminderit! /Zhurnal.mk

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky