Agjencia Zhurnal.mk.

Ashtu siç pritej, alarmet e sotshme për bomba janë të rreme

Shkup, 7 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat në Shkup dhe BPRMV, të cilat kanë marrë mesazh në adresën elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe bëhet fjalë për alarme të rreme”, kumtuan nga MPB-ja.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski konfirmoi se mëngjesin e sotëm ka pasur alarme për vendosjen e mjeteve shpërthyese në nëntë shkolla dhe në BPRMV sipas të njëjtit modus që është pjesë e a.q. – luftë hibride që po bëhet, jo vetëm te ne.

“Ky është një shembull klasik të kërcënimeve hibride. Fatmirësisht, këto janë sulme që vijnë në mënyrë elektronike, gjegjësisht alarme dhe se siguria absolutisht nuk cenohet, veçanërisht duke pasur parasysh se BP është e siguruar 24 orë”, deklaroi Spasovski, pas vizitës dhe takimeve të sotme në SPB – Strumicë.

Është decid se po ndërmerren masa maksimale, me partnerët tanë strategjikë, siç tha, me qëllim që të sigurojmë dëshmi për çdo aspekt.

“Shqetësimi është i madh, megjithatë edhe qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijohet shqetësim te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikohet në institucionet, të shpenzohen shërbimet e sigurisë në shtet. Me efikasitet po punohet nga ana e policisë dhe të gjitha shërbimeve që janë të përfshira në atë pjesë. Kemi kontrolle të shpejta që i kemi apo udhëzime tashmë, jo vetëm në shkolla dhe në institucionet tjera se si të veprohet në një rast të tillë”, sqaroi Spasovski.

Duke vënë në dukje se në shumë shtete tashmë janë ndryshuar protokollet në të cilat është përcaktuar shkalla e realitetit të kërcënimit para se të ndërmerren masa, ministri Spasovski informon se tashmë është biseduar me Komitetin Nacional për Luftë Kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe pret që të ndërmerren aktivitete me të cilat që do të ndryshohen protokollet.

“Por, tani këto janë protokollet dhe ato duhet të respektohen. Duhet të gjithë të jemi absolutisht të kujdesshëm, sidomos menaxherët e institucioneve në fushën e sigurisë, por kontrollet duhet të realizohen”, porositi Spasovski.

Në SPB Shkup sot në mëngjes rreth orës 09:45 është denoncuar se në adresën elektronike të nëntë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga nëpunësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po bëhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, informuan sot nga MPB-ja.

Edhe nga BPRMV gjithashtu, sot rreth orës 10:10 është denoncuar se në adresën elektronike është dërguar një kërcënim për vendosjen e një mjeti shpërthyes.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky