Agjencia Zhurnal.mk.

ASK: Mbi 12 mijë të punësuar më shumë në tetor, krahasim me vitin paraprak

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Administrative të Tregut të Punës për muajin tetor 2023.  

Sipas këtyre të dhënave, në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë primare ishin 374,409 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak që kishte 361,822 të punësuar, ka rritje për 12,587 persona, ose 3,5% të punësuar me pagë primare.

Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë primare ishte 25-34 vjeç.

Të punësuarit me pagë sekondare

Në muajin tetor 2023, të punësuar me pagë sekondare ishin 18,242 persona, ku krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (tetor 2022, që ishin 17 095).

Pra ka rritje për 1,147 persona, ose shprehur në përqindje (6,7%) të punësuar më shumë me pagë sekondare.

Grup-mosha me më së shumti të punësuar me pagë sekondare ishte 35-44.

Punësimi sipas aktiviteteve

Punësimi më i theksuar për muajin tetor ishte te këto aktivitete: Administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi i detyrueshëm social (23,1%); Tregtia me shumicë dhe pakicë (21,3%); dhe Prodhim (11,2%).

Këto të dhëna bazohen në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK).

Related posts

“Bechtel & Enka” kërkon nga Oda Ekonomike e RMV-së sigurimin e 4000 punëtorëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

D V

Banka Popullore: Ngadalësimi i mëtejshëm i inflacionit, me ç’rast në afat të mesëm do të kthehet drejt mesatares historike prej 2 përqindëve

D V

Samit “Maqedonia 2025”: Thirrje për mobilizim të të gjitha resurseve për zhvillim ekonomik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky