Agjencia Zhurnal.mk.

Askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me Arsovskën!? Dështon konkursi për linjat 20 dhe 22

Shkup, 10 janar – Afati për thirrjen publike të Qytetit të Shkupit për transportuesit privat të autobusëve të linjave 20 dhe 22 skadon sot në orën 12. Nga Qyteti i Shkupit thonë për MIA-n se rezultatet do të shpallen pas përfundimit të afatit, si dhe pas disa ditëve shtesë për shkak të pritjes së aplikimeve eventuale përmes postës.

Por Zhurnal mer vesh se në këtë shpallje nuk ka konkuruar askush pasi që kanë frikë se Arsovska do u’a bëjë ashtu si u’a bëri transportuesve të “Sloboda Prevoz” dhe “Makekspres”, të cilëve, u ka borxh mbi 1 milion euro dhe u’a prishi marrëveshjen. Deklaratat se rezultatet do të publikohen pas disa ditëve, sipas asaj që mëson Zhurnal, janë thjeshtë sa për të larguar mediat sepse në këtë konkurs nuk ka asnjë aplikim dhe duhet sajuar diçka derisa të publikohen rezultatet zyrtarisht.

Thirrja është shpallur para një muaji dhe siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, nuk kanë mundësi të konkurrojnë transportuesit nga “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres”, për shkak të shkeljes së dispozitave të kontratës së mëparshme nga ana e tyre. Pamundësia për paraqitje në konkurs të ri zgjat një vit nga dita e zgjidhjes së kontratës së mëparshme.

Ndërkaq, transportuesit privat janë në pritje të takimit me Qeverinë, nga ku thonë se ende nuk ka asnjë risi, respektivisht mbeten në deklaratën nga muaji i kaluar e kryeministrit Dimitar Kovaçevski se do të ketë takim me ta, por pasi t’i marrin të dhënat nga Drejtoria për të Ardhura Publike për “parametrat për të cilët ka pasur diskutim publik ndërmjet transportuesve, NQP “Shkup” dhe Qytetit të Shkupit”.

Transportuesit privat nga “Slloboda prevoz” dhe “Makekspres” kanë nisur protestat në kryeqytet më 28 nëntor, ku me rreth 30 autobusë bllokuan udhëkryqet e bulevardeve “Goce Dellçev” dhe “Kërste Petkov Misirkov” në afërsi të QT “Mavrovasja”, me kërkesë që t’u paguhen detyrimet e mbetura nga ana e NQP-së për të filluar sërish punën.

Pasi nuk pati epilog pas kësaj proteste, transportuesit privat më 5 dhjetor me rreth 200 autobusë bllokuan disa pika të frekuentuara në kryeqytet, përkatësisht udhëkryqet përballë QT “Mavrovasja”, pranë Kryqit të Kuq dhe bulevardit “Ilinden”. Pas kësaj u “zhbllokuan” udhëkryqet te “Mavrovasja” dhe Kryqi i Kuq, por transportuesit qëndruan në krye të protestave edhe dhjetë ditë në bulevardin “Ilinden” rreth selisë së Qytetit të Shkupit, pas së cilës vendosën t’i ndërpresin të njëjtat, me qëllim që, siç paralajmëruan, “t’i jepet hapësirë ​​dialogut të propozuar nga kryeministri Kovaçevski”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky