Agjencia Zhurnal.mk.

Atletico Madridi ende ka shpresa për nënshkrimin e Verrattit

Në javët e mbetura të afatit kalimtar, Atletico Madrid shpreson të nënshkruajë me një mesfushor të ri mbrojtës dhe ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, vazhdon të mbetet njëri nga të pëlqyerit.

Nevoja për një të tillë është shtuar në 24 orët e fundit, me kapitenin Koke që ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë për të paktën një muaj.

Pierre-Emile Hojbjerg ka qenë objektivi kryesor i Atleticos në javët e fundit, megjithëse ata ende vazhdojnë të interesohen për Verrattin.

Italiani nuk është në planet e trajnerit Luis Enrique për këtë sezon, ndaj ka të ngjarë një largim nga Parc des Princes.

Megjithatë, në këtë fazë, Atletico nuk mund të përballojë të nënshkruajë me Verrattin, i cili gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite.

Pavarësisht kësaj, gazeta Marca ka raportuar se Los Colchoneros besojnë se PSG mund të ulë kërkesat e tyre ndërsa afati i transferimeve shkon drejt mbylljes.

Atletico Madrid gjithashtu beson se joshja e futbollit të Ligës së Kampionëve, si dhe luajtja nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, mund ta bindë Verrattin të bëjë një lëvizje në kryeqytetin spanjoll.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë kështu.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky