Agjencia Zhurnal.mk.

Austria i dëbon dy diplomatë rusë

Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë në Vjenë të largohen nga vendi.Ministria e Jashtme e Austrisë tha në një komunikatë më 13 mars se dy diplomatët ishin “përfshirë në veprime që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, dhe si rrjedhojë janë shpallur “persona të padëshiruar”.Ajo nuk dha hollësi të tjera për diplomatët, apo për veprimet e tyre të dyshuara.

Një zyrtar austriak tha për Associated Press, në kushte anonime, se dëbimi i tyre lidhej me veprimtari spiunimi.

Austria, një anëtare e Bashkimit Evropian që mban qëndrim të neutralitetit ushtarak dhe kryeqyteti i të cilës është qendër e disa agjencive të OKB-së, kishte ngurruar fillimisht për të ndërmarrë veprime të tilla, por së fundmi ka dëbuar më shumë diplomatë rusë.

Në prill 2022, ajo i dëboi katër diplomatë rusë, pas trysnisë publike dhe nga BE-ja, si dhe katër të tjerë në shkurt 2023. Para fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo e dëboi një diplomat rus në gusht 2020./REL

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky