Agjencia Zhurnal.mk.

Avokati i Popullit me linjë telefonike pa pagesë për paraqitje të shkeljes së të drejtës zgjedhore

Shkup, 24 prill – Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhje të Presidentit të shtetit, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës zgjedhore në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321.

 Siç kumtoi sot Avokati i popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyren kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës).

 Shkelje të të drejtës zgjedhore mund të raportohen edhe në zyrat rajonale: Strumicë në nr. e tel. (034)329-996,  Kërçovë në nr. e tel.(045).228-586, Tetovë në nr. e tel.(044) 344-082, Manastir  në nr. e tel.(047) 242-310, Shtip  në nr. e tel. (032) 389-701 dhe në Kumanovë në nr. e tel.(031) 431-488.

Avokati i Popullit paralajmëron se me qëllim të mbrojtjes së të drejtës zgjedhore të qytetarëve do të ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucione të tjera, të cialt, potencoi, janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve për realizimin e të drejtës së tyre të garantuar.  

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky